Mbyllja e shkollave për 1 javë; Rikthehen në klasa nxënësit e sistemit parauniversitar (Skenari që do ndiqet)

Share

Sistemi parauniversitar në vendin tonë sot rikthehet në programin e mëparshëm të parashikuar në Ministria e Arsimit, pas një jave mësimi onlinë për shkak të motit të keq dhe temperaturave të ulta që ‘pushtuan’ vendin.

Sipas urdhërit nga MAS nxënësit që frekuentojnë ciklin fillor dhe maturantët do ta ndjekin mësimin në shkollë, ndërsa nxënësit e klasave të 6-11 do ta bëjnë atë të kombinuar.

Përjashtim do të bëjnë shkollat e mesme të zonave të ‘kuqe’ që për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, do të vijojnë të zhvillojnë mësimin online deri në një vendim të dytë nga Kominteti Teknik i Ekspertëve.

Konkretisht, nxënësit e shkollave të mesme në Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, që cilësohen zona me përhapje të lartë të Coronavirusit do ta vazhdojnë mësimin online.

Kjo gjë do të ndodhë deri në datën 25 të këtij muaji, të enjten që vjen. Më datë 25, Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet që të dalë të japë vendimin për masat e reja që do të jenë të vlefshme në vijim, si për orën policore, ashtu edhe për mësimin në shkolla e universitete.


Share

Komente