Mbytet në rezervuar 17-vjeçari në Tiranë

Shpërndaje lajmin

Një 17-vjeçar është gjetur i vdekur pa shenja dhune pasditen e sotme në Tiranë.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15, në rezervuarin e fshatit Vrap, ku I riu është gjetur pa shenja jete nga xhaxhai i tij.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 19:15, në rezervuarin e fshatit Vrap, është gjetur i mbytur, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, nga xhaxhai i tij, një 17-vjeçar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. / /

Leave a Reply

Your email address will not be published.