April 16, 2021

Mc Kresha merr vendimin e papritur, arsyeja pse reperi lë Kanadanë

Shpërndaje lajmin

Reperi i njohur, Mc Kresha prej kohësh jeton në Kanada së bashku me bashkëshorten, Erzinën dhe vogëlushen e tyre. Ndërsa pak ditë më parë ai u nis drejt Kosovës dhe duket se do të qëndrojë për kohë të gjatë larg familjes.

“Prive” ka mësuar se Mc Kresha dhe Erzina do të zhvendosen për të jetuar me kohë të plotë në Prishtinë. Jo vetëm reperin, por edhe bashkëshorten e tij e pret puna në Kosovë, ndaj duket se kanë qenë të detyruar të rikthehen në vend.

Ndërkohë sa i përket Kanadasë, ata kanë vendosur që atje të kthehen herë pas here për të kaluar pushimet gjatë sezoneve.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *