McGonigal pranoi akuzat në lidhje me Shqipërinë, reagon Basha: Shpagim për demokratët që u sulmuan nga Edi Rama dhe Sali Berisha

0
Shpërndaje lajmin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas pranimit të nga ish-shefi i kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal lidhur me Shqipërinë. Kujtojmë McGonigal u përgjigj me “Po” kur u pyet nëse kishte hetuar një lobist të një partie kundërshtare të Ramës, ndonëse pa emra.
Në një postim në rrjetet sociale shkruan se të vërtetën nuk mund ta ndalë askush dhe e cilëson shpagim për demokratët që u vunë nën sulme nga Edi Rama dhe Sali Berisha.
“Të vërtetën nuk mund ta ndalë askush, sado të vonojë, sado të investohet kundër saj, sado baltë të hidhet për ta mbuluar.
Mbi të gjitha, kjo e vërtetë është shpagim për demokratët që u vunë nën sulme për t’u bërë pis e për t’u dëmtuar jo vetëm nga Edi Rama, por edhe nga Sali Berisha”, deklaron Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *