Shpërndaje lajmin

Në lokalet e shoqatës “Bashkimi” në Uster të Zvicrës, të dielën, më 17 mars 2024, u mbajt takimi i dytë i shoqatave kulturore e ansambleve që veprojnë në Zvicër, të cilat bashkërisht do të mbajnë një koncert në mbështetje të projektit të shoqatës “Hora e Skënderbeut” për vendosjen e shtatores së Gjergj Kastriotit Skënderbeut në komunën Hora e Arbëreshëvet në Sicili. Kështu bën të ditur shoqata e përmendur, në një njoftim për media.

Koncerti do të mbahet më 13 prill 2024, në Kriens (Luzern), në Pilatussaal dhe mbahet nën moton “Skënderbeu na bashkon”, ku shoqatat kulturore e ansamblet do të paraqiten me program të pasur me këngë e valle. Do të ketë një apero nga ora 18:00, kur bëhet hapja e dyerve dhe në ora 19:00 do të fillojë koncerti. 
U definua renditja si dhe koha e paraqitjes së secilës shoqatë. Pastaj u ndanë detyrat konkrete, ku secila shoqatë do të marrë pjesë në organizimin sa më të mirë të këtij koncerti.  
U njoftua se do të ketë edhe këngëtarë, të cilët nuk janë pjesë e shoqatave, por që kanë një emër në skenën e muzikës.  
Shoqata “Hora e Skënderbeut” u është mirënjohëse të gjitha shoqatave e ansambleve që do të jenë pjesë e këtij manifestimi të përbashkët. Falënderim i veçantë për shoqatën “Bashkimi” në Uster si nikoqire edhe e këtij takimi, thuhet në fund të njoftimit.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *