October 28, 2021

Me 170 km/orë, Veliu del në mesnatë për të kontrolluar radarët, zbulohet rrengu për të kapur pilotët

Shpërndaje lajmin

Në ditët e fundit që pas të premtes kur u shënua aksidenti tragjik me 4 viktima në aksin Fier-Vlorë, policia e shtetit ka shtuar kontrollet në rrugët kryesore. Ndërkohë që mbrëmjen e sotme drejtori i policisë së shtetit Ardi Veliu ka dalë në terren për të inspektuar funksionimin e radarëve. Në “rrjetën” e radarit kanë disa drejtues mjetesh që lëviznin me shpejtësi nga 133 km/orë deri në 170 km/orë.

Gjatë bisedës me punonjësit e Policisë  Rrugore Drejtori i Përgjithshëm është shprehur se brenda pak ditësh do kenë në dispozicion edhe 4 radarë të tjerë, kamera dhe mjete të pauniformuara për të patrulluar në të gjitha akset rrugore kryesisht në ato ku janë konstatuar edhe aksidente me pasoja fatale për jetën.

“Drejtor Veliu ka komunikuar drejtpërdrejt me punonjësit e Policisë Rrugore  që kryejnë shërbim me radar dhe me patrullat e tjera të policisë rrugore ku u ka kërkuar tolerancë zero, të mos tolerohet asnjë rast i shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor që janë burim potencial për përfshirje në ngjarje rrugore e pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.

Gjatë inspektimit tek mbikalimi  në rrugën interurbane Tiranë- Elbasan, në segmentin Sauk-Teg te mbikalimi, Drejtor Veliu ka parë nga afër disa shkelje të përdoruesve të rrugës  që qarkullonin me shpejtësi nga 133 km/orë deri në 170 km/orë” mbyllet njoftimi i policisë./ Abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *