September 18, 2021

Më 19 prill fillon mësimi për të gjithë nxënësit

Shpërndaje lajmin

Në Kosovë pritet që mësimi të fillojë më 19 prill për të gjithë nxënësit e Kosovës, përcjell albinfo.ch.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se mësimi do të fillojë fizikisht nëpër shkolla për të gjithë nxënësit nga e hëna e 19 prillit.

Në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, IKSHPK-në e Ministrinë e Shëndetësisë kemi marrë vendim që nxënësit të rikthehen në objekte shkollore ka shkruar Nagavci në Facebook.

Ajo tutje ka shkruar “komunat dhe shkollat do të vendosin të punojnë sipas njërit nga skenarët A, B ose C, varësisht prej situatës me pandeminë. Komunat kanë njoftuar se janë të gatshme të vazhdojnë procesin mësimor sipas këtij vendimi, ndërsa gjatë fundjavës do të vazhdohet me dezinfektimin e objekteve shkollore dhe do të jenë gati për vazhdimin e mësimit me pjesëmarrje fizike të nxënësve”.

Ministrja po ashtu i ka ftuar nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe të gjithë akterët e përfshirë në procesin mësimor, që të respektojnë me përpikëri masat kundër pandemisë.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *