Më 22 maj do të përurohet busti i Nënë Terezës në Itali

Shpërndaje lajmin

Aktiviteti do të zhvillohet nga shoqata kulturore e komunitetit shqiptar “Aquila” në Itali, në bashkëpunim me Komunën Dafro Boario Terme, njofton albinfo.ch.
Si shenjë falënderimi për jetën dhe veprën e saj, kësaj here më 22 maj, në orën 10:00, busti i saj do të përurohet në Itali.
Këtë e ka bërë të ditur shoqata kulturore e komunitetit shqiptar ‘Aquila’ në Itali, në bashkëpunim me Komunën Dafro Boario Terme, e cila i fton të gjithë në përurimin e bustit. Sherif Nuredini, presidenti i shoqatës, tregon gjithashtu se pas cermonisë së përurimit, për të pranishmit do të shtrohet ushqim dhe se ata do të jenë të shoqëruar nën muzikën e Elhame Ahmetaj dhe grupit Sajmo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *