Më 28 nëntor, Kosova e Shqipëria me Kuvend të përbashkët

Shpërndaje lajmin

Bëhet e ditur se më 28 nëntor, në rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, do të mbledhen kuvendet e përbashkta Kosovë-Shqipëri, konfirmoi zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, përcjell albinfo.ch.
“Po, për nder dhe në shënim të 28 Nëntorit do të mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë”, tha Kryeziu.
Në qershor të këtij viti, në mbledhjen e dy qeverive, kryeministri shqiptar Edi Rama, propozoi që 28 nëntori t’i bëjë bashkë dy shtetet njëkombëshe, Kosovën dhe Shqipërinë, me një kuvend të përbashkët.
“Unë do t’ju propozoja që, duke qenë se jemi në 110-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe të ngritjes së flamurin të pavarur të Shqipërisë, ne të kishim në nëntor, të parin Kuvend të përbashkët, me të dyja Parlamentet e mbledhura në një dhomë”, u shpreh Rama.
Rama kishe deklaruar se bashkërisht me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, do të duhej t’i bindnin dy kryesitë e Kuvendeve, Kosovë e Shqipëri, për të arritur diçka të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *