“Më bëri magji”, shqiptari rrëfen pse e vrau punonjësin grek

Shpërndaje lajmin

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Greqi, ku një i ri shqiptar vrau një punonjës grek.

32-vjeçari i i cili akuzohet për vrasjen e një 60-vjeçari grek, punonjës në qendrën shëndetësore Kalivia, dhjetorin e kaluar, pritet të njihet me masën e sigurisë të mërkurën, 5 maj.

Mediet fqinje shkruajnë se sipas hetimit është vërtetuar se autori disa ditë pas kryerjes së krimit u largua në Shqipëri për t’u fshehur.

Por pas bashkëpunimit të autoriteteve greke me ato shqiptare u bë i mundur arrestimi i 32-vjeçarit, emri i të cilit nuk është bërë i ditur në një fshat të vendit tonë.

Deklarata që dha në polici

Pas dorëzimit të tij autoriteteve greke policia mori dëshminë e autorit, e cila hodhi edhe më shumë dritë mbi ngjarjen e rëndë.

“Më kishte grabitur shërbimet publike ai dhe gruaja e tij, e cila ishte menaxherja. Pastaj ai më bëri magji dhe kjo është arsyeja pse vendosa ta vras. Unë e bleva armën nga Menidi dhe pas vrasjes e hodha larg”, tha autori 32-vjeçar.

 

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *