“Me Çekinë kemi një finale”, Sylvinho: Lojtarët e grumbulluar janë në formë të mirë

0
Shpërndaje lajmin

Trajneri i Kombëtares shqiptare Sylvinho foli në konferencë për shtyp në kuadër të ndeshjes së datës 12 tetor ndaj Çekisë në Air Albania, një sfidë mjaft e rëndësishme për fatet e kuqezinjve në kualifikueset për Euro 2024.
Braziliani e cilësoi sfidën me Çekinë një finale ndërsa theksoi se kuqezinjtë deri më tani kanë ardhur në këtë pikë falë zemrës, sakrificës dhe djersës së derdhur në fushë.
“Ne kemi përpara një ndeshje të rëndësishme. Para ndeshjes lojtarët janë shumë të karikuar dhe mendojmë vetëm për këtë ndeshje. Kemi përpara një skuadër shumë të fortë. Po edhe ne kemi lojtarë shumë cilësorë dhe jam shumë i lumtur që kam këtë grup në dispozicion”, tha trajneri.
Kjo është ndeshja e katër eliminatore në grupin E për Shqipërinë dhe Çekinë, dy ekipet që mbajnë dy vendet e para dhe rezultati i ndeshjes mund të ndikojë në lidershipin e grupit deri në ndeshjet e tjera eliminatore të tetorit.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Rikthehet Broja, dëmtohen Cikalleshi e Ismajli. Sylvinho vijon survejimet
Sfida me Çekinë, Sylvinho guxon me formacionin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *