Me ceremoni shtetërore varroset polici i vrarë në veri, Afrim Bunjaku

0
Shpërndaje lajmin

Në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë, sot nga ora 16:00 është zhvilluar ceremonia e varrimit të policit të vrarë dje në veri të Kosovës, përkatësisht në Banjskë të Zveçanit, Afrim Bunjaku.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalën e saj në këtë ceremoni, ka deklaruar se Afrim Bunjaku, është heroi i secili shqiptar.
“Përballja e tij me terroristët e dirigjuar nga Serbia ishte beteja e fundit për të por jo fundi i tij. Prej sot, Afrimi është heroi i secili shqiptar, i secilit qytetar që e do Republikën e Kosovës, sepse ai dje mbrojti integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit tonë. Do të kujtohet përherë sa të jetë Republika. Heroi më i ri i Republikës, dje dëshmoi se Kosova është mbi të gjitha, Afrim Bunjaku është dëshmi se shteti ynë ka nevojë se secili nga ne t’i bëhet gardian”, ka thënë ajo.
Në anën tjetër, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, u shpreh se dita e 24 shtatorit do të shënohet në historinë e Kosovës si dita kur Afrim Bunjaku ra dëshmorë e u bë hero i Kosovës.
Në ceremoninë e varrimit ndër të tjerë, kanë marrë pjesë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, si dhe kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, përcjell albinfo.ch.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *