Me cilën PD do të negocioni për Presidentin? Balla i prerë: Sali Berisha nuk ekziston për ne

0
Shpërndaje lajmin

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla deklaroi sot se nuk do të ketë bisedime me Sali Berishën, në lidhje me diskutimet që do të zhvillohen për presidentin e ri të vendit.
“Sali Berisha nuk ekziston as si grup parlamentar. Është një deputet i pavarur në Kuvendin e Shqipërisë. Sali Berisha nuk është një grup parlamentar. Me Sali Berishën as nuk ka, as nuk do të ketë ndonjëherë negociata për asgjë. Sali Berisha për ne nuk ekziston dhe me diçka që nuk ekziston nuk ke pse negocion. Unë di që në Kuvendin e Shqipërisë ekzistojnë të depozituara si grupe parlamentare ai i Alibeajt, Doda dhe Mediu. Ky është një proces ekskluziv brenda mureve të Kuvendit të Shqipërisë”, tha Balla./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *