Më e mirë e ëma se e bija, Dhurata Dora na prezanton me të ëmën dhe… ‘mbahuni fort’

Share

“Më e mirë e ëma se e bija” është padyshim shprehja më e përshtatshme për Dhurata Dorën dhe nënën e saj, Teutën. Së fundmi artistja shqiptare ka ndarë në rrjete sociale një foto me të ëmën dhe na la pa fjalë.

Nëse Dhurata nuk do e kishte treguar që personi pranë saj ishte e ëma, me siguri askush nuk do e kishte kuptuar.

Më shumë se si nënë e bijë ato duken si dy shoqe të ngushta me njëra-tjetrën. Pikërisht për këtë shkak, fotografia e Dhuratës me nënën e saj është shpërndarë me shpejtësi në rrjet dhe ka marrë qindra komente. Në këtë mënyrë këngëtarja na vërtetoi se bukurinë e ka të trashëguar nga nëna e saj dhe me siguri pas shumë vitesh Dhurata do të duket në formë kaq perfekte sa e ëma.

Edhe këtë vit Dhurata ka qenë padyshim një nga këngëtarët më të suksesshme në muzikën shqiptare. Para dy javësh ajo publikoi një baladë të ndjerë me titull “Harrom”, që deri më tani ka arritur më shumë se 6 milionë shikime në “Youtube”.

Ndërkohë, Dhurata pritet që së shpejti të vijë edhe me një bashkëpunim dhe bëhet fjalë për reperen e mirënjohur, Kidda. Nuk ka ende një datë publikimi për projektin e tyre, por kënga është në punim e sipër dhe sigurisht duke marrë parasysh faktin se dy nga emrat më të suksesshëm të muzikës po bëhen bashkë, do jetë hit i garantuar.

Ndërkohë, Dhurata do sjellë një bashkëpunim edhe me Noizyn, lajm ky i konfirmuar nga vetë reperi, por për këtë duhet të presim edhe pak.

640 0 5aa1b3325ade7 150x150 1
640 0 5c94b3680cd1a 150x150 1
unnamed 2 3 150x150 1
mami 150x150 1


Share

Komente