December 1, 2021

“Më është bllokuar nëna brenda!” Zjarri në pallatin në Fresk, familjarët s’po gjejnë njëri-tjetrin (VIDEO)

Shpërndaje lajmin

Një vajzë ka alarmuar Policinë, pasi po thotë se nuk po gjen mamanë pas zjarrit në një pallat në zonën e freskut.

Vajza trembet e thotë se mendon se nëna e saj është e bllokuar brenda pallatit.

“Më është bllokuar nëna brenda”, tha ajo. Bashkë me nënën e saj në pallat ka ende banorë që s’janë evakuar.

Shpërthimi i një bombole gazi është bërë shkak që kati i dytë i pallatit në rrugën “Fadil Deliu” të përfshihet në flakë. Sipas raportimeve disa prej banorëve janë evakuuar, ndërsa po punohet për të nxjerrë edhe të tjerët që janë brenda./ /


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *