Me fillimin e majit, hyn në fuqi edhe certifikata e re Covid

Shpërndaje lajmin

Këshilli Federal vendosi që certifikatat e rikuperimit të Covid mund të lëshohen në bazë të një testi të shpejtë antigjenik pozitiv ose një analize imunologjike të bazuar në laborator, njofton albinfo.ch.
Për shkak të rregullave të reja në BE, këto certifikata do të njihen ndërkombëtarisht.
Ato mund të lëshohen në mënyrë retroaktive për rezultate pozitive të testit nga 2 tetori 2021.
Megjithatë, “për shkak se nuk ekzistonin rregulla të ngjashme në nivel të BE-së në atë kohë, ato ishin të vlefshme vetëm në Zvicër. Certifikatat e lëshuara tashmë mbi këtë bazë duhet të aplikohen sërish dhe të rilëshohen për pajtueshmëri ndërkombëtare”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *