September 20, 2021

“Me foto ose skemën e “trenit bullgar”, Kryemadhi: PS në Durrës po blen votat natën me listë

Shpërndaje lajmin

Pak para mesnate, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka denoncuar se PS po blen vota në Durrës. Drejtuesja e LSI-së foli për një skemë të mirëfilltë si databaze me të dhënat e Tiranës, ku në krah të emrit të cdo votuesi ishte edhe shuma, që sipas saj parashikohet që të marrë qytetari sonte ose nesër në këmbim të votës. Kryemadhi tha se qytetarëve pasi u jepen lekët u kërkohet që të fotografojnë votën ose ta nxjerrin duke përdorur skemën e “trenit bullgar”.

E ndjej të arsyeshme të bëj një denoncim, duke pasur parasysh që për të bërë një denoncim në SPAK duhet ti dorëzojmë dokumentet me postë dhe duke qenë se nesër është e diel dhe posta në funksionon. Sapo na mbërriti në selinë e LSI-së për transaksionet dhe operacionin e pagesave për blerjen e votave nga PS në Durrës.

Ky është materiali që ka ardhur ku patronazhistët e PS-së kanë marrë përsipër blerjen e votave, ku janë detyruar dhe kanë marrë numrat e ID, qendrat e votimit, vendit e punës dhe në krah kanë numrin e telefonit të patronazhistit dhe vlerën e parave që kanë marrë. Është i njëjti si databaze i Tiranës, ku bëhet shumë e qartë ku tashmë në Durrës makinat me xhama të errëta dhe pa targa u janë drejtuar shtëpive të votimit të personave që presin për të marrë paratë.

Ne denoncimin do ta çojmë në polici, nëse policia është aty, por jo në Durrës, pasi shefat e krimeve dhe komisariateve janë bashkëpunëtorë në krim, pasi ata janë patraonazhistët e patronazhistëve të patronazhistit të Edi Ramës, prandaj këto materiale, po jua bëjmë të ditur të gjithë qytetarëve, edhe atyre që shesin votën dhe policisë, që nuk ka lënë njëri që është kundër Ramës pa u kontrolluar xhepat dhe banjot.

Në krah janë vlerat e parave që kanë marrë dhe sot në darkë ose nesër në këmbim të fotos për votën që do të hedhin në kuti ose në këmbim të flotës së votimit që duan të nxjerrin, siç  quhet skema e famshme “treni bullgar” tha ajo.

Cfarë është skema e “trenit bullgar”?

“Treni bullgar”, si fenomen i manipulimit të zgjedhjeve është përdorë për herë të parë në Bullgari. Votuesit jashtë qendrës së votimit marrin një fletëvotim të plotësuar, të cilën e fusin në kutinë e votimit. Ndërsa fletën të cilën e marrin në mënyrë të rregullt e nxjerrin jashtë qendrës së votimit. E njëjta fletë plotësohet dhe përdorët nga një votues tjetër.

Deklarata e plotë e Monika Kryemadhit
E ndjej të arsyeshme të bëj një denoncim, duke pasur parasysh që për të bërë një denoncim në SPAK duhet të dorëzojmë dokumentet me postë dhe duke qenë se nesër është ditë e diel dhe posta nuk funksionon, sapo na mbërriti një denoncim në selinë e LSI për transaksionet dhe operacionin e pagesave për blerjen e votave nga Partia Socialiste në qytetin e Durrësit.

Ky është materiali që ka ardhur, ku patronazhistët e Partisë Socialiste kanë marrë përsipër blerjen e votave, ku janë detyruar dhe kanë shkuar kanë marrë numrat e identitetit, qendrën e votimit, vendin e punës, ku në fakt pjesa më e madhe janë të papunë dhe pensionistë dhe në krah kanë numrin e telefonit të patronazhistit dhe vlerën e parave që ka marrë. Në fakt janë vetëm faturat e para këto që shikoni, të cilat sapo kanë ardhur. Është i njëjti si databaza e Tiranës, ku bëhet shumë e qartë që tashmë në qytetin e Durrësit, makinat me xhama të errëta apo edhe pa targa i janë drejtuar shtëpive të personave që presin për të marrë para.

Ne këtë denoncim tashmë do ta çojmë në Polici, në qoftë se Policia është aty, por nuk e çojmë te Policia e qytetit të Durrësit, sepse drejtori i Policisë së Durrësit, shefat e komisariateve, shefat e krimeve janë bashkëpunëtorë në krim, sepse ata janë patronazhistët e patronazhistëve të patronazhistit të Edi Ramës, prandaj këto materiale po ia bëjmë të ditur të gjithë qytetarëve. Dhe po jua bëjmë të ditur edhe patronazhistëve që shpërndajnë para, edhe atyre që shesin votën dhe të gjithë Policisë së Shtetit, Operacionales dhe këdo tjetër që nuk ka lënë njeri një Republikën e Shqipërisë që është kundër Edi Ramës, pa iu kontrolluar xhepat, pa iu kontrolluar edhe banjat dhe koshat e letrave higjienike.

Ajo që dua të theksoj, po ju përmend vetëm disa patronazhistë, ku është koordinator Afrim Bakaj, Alban Abazi, Ivian Shallvari, Arjan Domi, Pëllumb Kapllani, Mirjan Avdyli, Artur Murati, Marcela Gërxhi, Xhoan Basho, Leonard Gorea, Alma Marku. Vazhdojmë pastaj në qendrën 1426 ku është Myslym Kuka, Edison Ahmataj, Alban Poli. Aldi Kryemadhi, Lorenc Hoxha dhe këtu janë në krah vlerat e parave që kanë marrë dhe personat për të cilën kanë marrë në angazhim janë që do të kryhet sot në darkë operacioni i pagesave të parave ose nesër në këmbim të fotos për votën e tyre që do të hedhin në kuti, ose në këmbim të fletës së votimit që duan ta nxjerrin, siç quhet skema e famshme ‘treni bullgar’.

Arjan Biba, Ardit Jaho, Ilir Allaraj, Altin Cila, Qetësor Neziri, Emanuel Ahmataj, Saimir Gozhina, Festime Reqi, këto janë patronazhistët, të cilët kanë marrë përsipër shpërndarjen e parave ose janë patronazhistët, të cilët kanë hartuar listat. Këto janë në qendrën 1462 ku vlera monetare e tyre i kalon me mijëra euro. Ndërkohë që kanë edhe vendet e punës së tyre, ku ka raste që janë në punë, në firma private. Brunilda Baçe, Ardit Jaho.

Të gjitha këto fleta që kemi, jo vetëm do t’ia drejtojmë SPAK-ut, por edhe të gjitha mediave, që ti kenë dhe ti shpërndajnë, edhe kush janë patronazhistët e patronazhistëve të patronazhistëve, që paguajnë para dhe që nesër të mos thonë që nuk i denoncuan. Prandaj të dashur qytetarë, nesër votoni për atë që nuk ju cënon, nuk ju blen dhe nuk ju intimidon.

/ db/ Abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *