Me foton ku shihet edhe Patris Berisha, Tuna prek me fjalët pas ndarjes nga jeta të ish-vjehrrës

Share

Nëna e vëllezërve të njohur, Patris dhe Robert Berisha është ndarë nga jeta ditën e sotme.

Ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Teuta Berishës, shprehur edhe këngëtarja Tuna Sejdi, e cila teksa shprehet se ky lajm e ka pikëlluar shumë, thotë se do ja mbajë gjallë kujtimet për gjyshen, djalit të saj Tian.

“Sot ndjehem e pikëlluar… Tian humbi nanën që e deshi aq shumë… Do kujdesem t’ia mbaj Tianit të freskëta kujtimet për gjyshen e tij. Përjetësisht në zemrat tona”, shkruan Tuna.

Ndërsa postimin e shoqëroi me një foto të ish-vjehrrës, djalit të saj Tian dhe Patris Berishës.

Për vdekjen e ish-vjehrrës ka reaguar më herët edhe Nora Istrefi, e cila u shpreh se Teuta ka qenë gjithmonë shoqja e saj më e mirë dhe se e kanë dashur shumë njëra-tjetrën.

“Ke qenë gjithmonë shoqja ime, të kam dashur dhe më ke dashur. Uroj me zemër që shpirti yt I bardhë dhe një grua me kaq shumë vlera të pushojë e qetë dhe në paqe Teuta”, shkroi këngëtarja.

tuna


Share

Komente