September 25, 2021

Me gjithë situatën e rënduar, Anglia heq masat anti-COVID

Shpërndaje lajmin

Të hënën kryeministri britanik, Boris Johnson, u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes, në një kohë kur thuajse të gjitha masat anti-COVID në Angli do të hiqen, duke filluar nga java e ardhshme.

“Është absolutisht jetike që në vijim të veprojmë me kujdes. Nuk do mund ta them kurrë mjaftueshëm fort dhe prerazi se kjo pandemi nuk ka mbaruar. Kjo sëmundje, coronavirusi, vazhdon të përbëjë rrezik për ju dhe familjen tuaj. Ne nuk mund të kthehemi menjëherë të hënën e ardhshme në jetën që ishim para COVID-it”, u shpreh ai.

Edhe pse do të hiqen detyrimet ligjore për të mbajtur maskë, bëhet apel për të respektuar distancimin social.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *