September 25, 2021

Më i bindur se kurrë! Rama sfidon hapur shqiptarët: Të çohet vetëm një mësues!

Shpërndaje lajmin

“Le të çohet një mësuese nga veriu në jug dhe të thotë se e ka merituar vendin e punës dhe ka ardhur partia tjetër dhe e ka larguar…”

Kryeministri Rama nga Gjirokastra ka sfiduar shqiptarët duke u treguar i bindur rreth punës së qeverisë në dy mandatet që qeveris.

Deklarata e Ramës:

Le të çohet një mësuese nga veriu në jug dhe të thotë se e ka merituar vendin e punës dhe ka ardhur partia tjetër dhe e ka larguar. Le të çohet një infermiere që të thotë të njëjtën. Gjë.

Le të çohet një prind dhe të thotë djali/vajza ime e meritonte të shkonte në Universitet por ia mori vendin djali/vajza e deputetit.

Asnje nuk mund të thotë, sepse këtë gjë e bëri të mundur partia socialiste e Shqipërisë. Nuk ka djalë politikani dhe deputeti që i zë vendin.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *