“Më ka dhembur shumë”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat e rënda brenda PD: Këto ishin bërë me dorën e Berishës

Share

Analisti Frrok Çupi ka shprehur keqardhjen e tij për degradimin e Partisë Demokratike, teksa thekson se ai vet është anëtar kësaj paritë.

Çupi shprehet se fakti që janë përjashtuar disa nga themeluesit e PD i ka dhembur dhe është zhgënjyer shumë që ka menduar se këtë e ka bërë Berisha për të përsosur PD.

“Partia Demokratike nuk është më partia Demokratike. Luli nuk është djalë i keq, është djalë shumë i mirë. Ai bën për një lloj partie por e akuzojnë kot së koti duke i thënë ky është fajtori për prishjen e PD. Fajtori është doktor Berisha. Luli është një dembel, nuk bën gjëra Luli, nuk mund të bëjë.

Kalojmë te elementi i përpilimit të listave. Është një element shumë i rëndësishëm i PD. Unë jam i predispozuar për ta besuar PD. Jam pjesë e saj, nuk kam qenë kurrë anëtar i ndonjë partie tjetër. Fakti që përjashtoheshin disa nga themeluesit më ka dhembur. Duke qenë përballë një force kaq të madhe, unë me naivitet mendova se këtë gjë e ka bërë Berisha për ta përsosur PD. I besova legjendës. Por u zhgënjeva sepse nuk u forcua PD, e dyta perceptova vonë se këto ishin bërë më dorën e Berishës. Dhe naiviteti i tyre, iu sulën Bashës. Trokasin tek pragu që të dëgjojë dera.”, – u shpreh Çupi.

The post “Më ka dhembur shumë”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat e rënda brenda PD: Këto ishin bërë me dorën e Berishës appeared first on Lajme.al.


Share

Komente