“Më kap surratin dhe me fut ndonjë shpullë në…”/ Anita tregon si e përkëdhel Ramush Haradinaj

Share

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita Haradinaj, i ka befasuar të gjithë ndjekësit me deklaratën e saj.

E ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin “Shiko Kush Luan” ajo ka treguar 3 mënyrat se si e përkëdhel Ramush Haradinaj.

Pa asnjë lloj kompleksi ajo ka treguar dy prej gjesteve që i bën bashkëshorti i saj.

“E para thjesht më kap surratin dhe më puth, e dyta: “Kur jam duke ecur, më jep edhe ndonjë shpullë” … (tek të pasmet) , ndërsa e treta më thotë “Zemër, shpirt, këto të zakonshmet ”, u shpreh ajo, duke zbuluar më shumë detaje rreth raportit të tyre.

Kujtojmë se pak kohë më parë në media qarkulloi lajmi se Ramushi e kishte dhunuar bashkëshorten e tij Anitën, por kjo e fundit i ka mohuar gjithnjë këto lajme në intervistat ku ka qenë e ftuar./ CNA.al


Share

Komente