“Më kërcënuan se thash që shqiptarët shesin gratë”, ish-gjyqtari sportiv nga Kosova

0
Shpërndaje lajmin

Ish-gjyqtari sportiv Hajriz Hajdari i cili deklaroi gjatë një emisioni se në Shqipëri “edhe gratë i shesin për lekë te serbët”, ishte këtë të enjte në emisionin “People” në Euronews Albania, ku tha se këtë deklaratë ai e ka thënë pa e menduar gjatë, në një moment nervozimi.
Ai tha se pas kësaj deklarate ka marrë edhe reagime të shumta në rrjet. Ndërkohë ka kërkuar falje publike për fjalët e thëna.
“Ka pasur kërcënime, reagime të forta, gjithçka. Njerëzit që më njohin e dinë shumë mirë se si jam unë, ata që nuk më njohin kanë të drejtën e tyre. Kërcënimet kanë qenë gjithmonë me fyerje. Do të bëjmë atë e këtë. Familjarët e mi kanë reaguar ndaj meje, se ata e dinë se sa shumë miqësi kam unë me shqiptarët e Shqipërisë. Aty ka qenë një moment që ishte emërimi i Aleksandër Veselinoviç si trajner i Partizanit”,-tha Hajdari.
LEXONI GJITHASHTU:

Burri e drogonte që të tjerët ta përdhunonin, gruaja në Francë dëshmon për tmerrin
“Nëpër gjurmët e Tasos”, çelet në COD ekspozita e artistit Anastas Kostandini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *