Me mbi 300 km/h në tunelin e Kalimashit, policia gjobit shoferin e Lamborghini-t

Shpërndaje lajmin

Policia Rrugore e Tiranës ka gjobitur drejtuesin e një automjeti tip “Lamborghini” me 100 mijë lekë të rinj.
Shtetasi Aleks Visha qarkulloi me shpejtësi 305km/h, në tunelin e Kalimashit.
Ky person kishte publikuar edhe një video në rrjetet sociale ku tregonte se qarkullonte me shpejtësi marramendëse.
Njoftimi i policisë
Qarkulloi me shpejtësi 305km/h, në tunelin e Kalimashit, Policia Rrugore e Tiranës identifikon dhe bllokon automjetin “Lamborghini”.
Shoqërohet në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. V.
Pas publikimit në rrjetet sociale, të një videoje në të cilën shfaqej një automjet që qarkullonte me shpejtësi 305 km/h, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar punën për identifikimin e automjetit dhe të drejtuesit të tij. Në bazë të pamjeve filmike të siguruara, është identifikuar dhe ndaluar automjeti tip “Lamborghini” me drejtues shtetasin A. V., të cilin e Policia e ka shoqëruar në Komisariat.
Ndaj drejtuesit të automjetit u mor masë administrative 100 000 lekë të rinj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *