Më në fund: Luana Vjollca i jep fund beqarisë, vendos dasmën me Krenarin (FOTO LAJM)

Shpërndaje lajmin

Luana Vjollca duket se i ka lënë pas ndarjet dhe bashkimet me Krenar Çoçajn pasi më në fund kanë vendosur që të martohen.

Dyshja është një ndër çiftet më të pëlqyera, por edhe më hermetike në shoëbizin shqiptar, duke preferuar që ta mbajnë lidhjen sa më diskrete, madje mundësisht duke e shijuar lirshëm vetëm jashtë kufijve të Shqipërisë, por prapë në rrjetet sociale nuk kanë munguar foto nga kjo dyshe.

Pasi të lënë pas një sezon të ngarkuar me projekte dhe shfaqje, ajo dhe Krenari do ti thonë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni tejet intime, duke mos preferuar që të kenë shumë të ftuar në ditën e tyre më të rëndësishme. Qëkur lidhja e tyre u bë formale ata kanë jetuar mes Tiranës dhe Prishtinës, duke gjetur pak kohë mes shumë angazhimeve për të qëndruar pranë njëri-tjetrit, ndaj duket se edhe kësaj largësie, që shpesh është bërë motiv për ndarjen tashmë do ti vijë fundi shkruan panoramaplus.

Duke njohur natyrën diskrete të Luanës, vështirë se ajo do të pranojë të ndajë detaje me fansat e shumta që ka. Ndaj ne nuk na pretet gjë tjetër veçse të presim shtatorin, për të parë nëse çiftit do ti shpëtojë ndonjë copëz nga intimiteti i dasmës së tyre. /albeu.com/

 

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *