January 24, 2022

Më në fund, Zaimina Vasjari zbulon gjininë e bebushit që po pret (FOTO LAJM)

Shpërndaje lajmin

Këngëtarja e njohur, Zaimina Vasjari, është në pritje të fëmijës së dytë.

Së fundmi, ajo ka realizuar edhe një set fotografik së bashku me vajzën e saj, Khloe, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur. Këngëtarja mban të veshur një fustan të gjatë me ngjyrë të bardhë, me prerje të veçantë që ia zbulonte barkun.

Vajza e saj, Khloe ishte e veshur po ashtu me një fustan të bardhë, ndërsa duart i kishte të lyera me ngjyrë blu, që simbolizon se nëna e saj është në pritje të një djali.

Edhe vetë Zaimina sipër imazheve që hedhin për fansat në Instagram, zbuloi gjininë e fëmijës së saj të dytë.

“Mezi presim që të takojmë djali ynë i dashur”, ka shkruar Zaimina në mbishkrimin e postimit.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *