October 28, 2021

Më pak se 30 mijë të vaksinuar me dy doza në Kosovë

Shpërndaje lajmin

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se numri i të vaksinuarve me dozën e dytë të vaksinës anti-COVID është 29,314, derisa i atyre me vetëm një dozë, është 157,338.

Sipas Ministrisë, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 4,682 vaksina kundër koronavirusit në tërë Kosovën.

Nga ana tjetër, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka paralajmëruar një ditë më parë se javën e ardhshme pritet të vijë kontingjenti i parë i vaksinave të Pfizerit, të cilat i ka blerë Qeveria e Kosovës. Vitia nuk ka saktësuar se sa doza pritet të vijnë me këtë kontingjent.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *