November 27, 2021

Më pak trena mes Annemasse, Gjenevës, Vevey dhe Valais

Shpërndaje lajmin

Për shkak të mungesës së vazhdueshme të konduktorëve, do të ketë më pak trena që qarkullojnë midis Annemasse, Gjenevës, Vevey dhe Valais, transmeton albinfo.ch.

Ky orar i reduktuar pjesërisht filloi këtë javë dhe do të jetë në fuqi deri më 25 tetor, sipas Hekurudhave Federale Zvicerane (SBB).

Trenat do të lëvizin normalisht të martave, të mërkurave dhe të enjteve, ndërsa ditët e tjera nuk do të jenë në funksion.

Udhëtarët këshillohen të kontrollojnë orarin për ato linja në faqen e internetit ose aplikacionin e SBB-së. /Albinfo.ch


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *