Me pasaportën zvicerane keni të drejtë t’i vizitoni 186 shtete pa viza

0
Shpërndaje lajmin

Albinfo.ch dje ka shkruar për pasaportat më të vlefshme në botë.
Nga 109 vendet e anketuara, pasaporta e Zvicrës renditet në vendin e shtatë për sa i përket numrit të destinacioneve ndërkombëtare që mund të aksesohen pa vizë.
Ky është rezultati i një renditjeje vjetore të publikuar të mërkurën nga Henley & Partners, një firmë konsulente për çështjet e shtetësisë, e cila bazohet në të dhënat nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA).
Pasaporta zvicerane u jep të drejtën mbajtësve të saj që të hyjnë pa vizë në 186 nga 227 vende – i njëjti numër me pasaportat nga Belgjika, Norvegjia, Zelanda e Re dhe Shtetet e Bashkuara.
Në krye të renditjes është pasaporta japoneze, e cila lejon hyrjen pa viza në 193 vende.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *