“Më rrezikohet jeta në Shqipëri” Rrëzohet kërkesa për azil e të “fortit” të Lushnjës

0
Shpërndaje lajmin

Është rrëzuar nga autoritetet greke kërkesa e Laert Haxhisë për të përfituar azil politik në Greqi, me pretendimin se në shtetin shqiptar i rrëzikohej jeta.
Ky vendim i hap rrugë ekstradimit të tij drejt Shqipërisë për t’u përballur mbi akuzat që rëndojnë mbi të.
Burime për Euroneës Albania bëjnë me dije se seanca gjyqësore është mbajtur ditën e djeshme në orën 10:40.
Ndërkohë që seanca e radhës ku pritet të vendoset mbi ekstradimin e tij do të mbahet më datë 20 qershor.
Haxhiu po gjykohet në mungesë për masakrën e Lushnjës, për te cilën janë dënuar më herët me burgim të perjetshëm Oges Bilbili dhe Anterio Kaloshi.
Orgest Bilbili, Laert Haxhiu e Anterio Kaloshi akuzohen nga SPAK për vrasjen e Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit si dhe tentativën e vrasjes së Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares, ngjarje këto të ndodhura në vitin 2017. Veç akuzës së vrasjes në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave, akuzohen edhe për “Kryerjen e veprave penale në kuadër të grupit kriminal”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *