“Me shqiponjën” Shqiptari i përfshirë në protestën pro Trump

Share

capture 1

Një ditë më parë protesta të dhunshme janë zhvilluar në SHBA nga mbështetësit e Donald Trump, të cilët nuk ishin dakord me certikimin e Joe Biden si president i ri, transmeton albinfo.ch.

Thuhet se pretendimi kryesor nga Administrata Trump ka pasur të bëjë pikërisht me manipulimin e zgjedhjeve nga ana e demokratëve. Qindra protestues mësynë ambientet e brendshme të Kongresit Amerikan dhe përplasjet me policinë dhe forcat e sigurisë nuk munguan.

Ndërkohë si pasojë e dhunës së ushtruar nga protestuesit kanë humbur jetën 4 persona.

Një nga oraganizatorët e protestës ishte dhe John Alite, me origjinë shqiptare dhe një nga mbështetësit më të zjarrtë të Trump.

Ndërkohë përmes disa fotove të shpërndara në rrjetet sociale nuk kanë munguar edhe simbolet identikuese shqiptare.

Mes turmës së protestuesve është një burrë i veshur me një triko të kuqe dhe me shqiponjën dykrenare të stampuar në të. /Albinfo.ch

 


Share

Komente