Më shumë se 8,000 njerëz janë nxjerrë nga rrënojat në Turqi
Më shumë se 8,000 njerëz janë nxjerrë nga rrënojat vetëm në Turqi, dhe rreth 380,000 janë strehuar në strehimore apo hotele, tha nënpresidenti i vendit, Fuat Oktayhas.
Të tjera të mbijetuar janë strehuar në qendra tregtare, stadiume, xhami dhe qendra komunitare, ndërsa të tjerë e kaluan natën jashtë në batanije duke u ngrohur rreth zjarreve.
Disa dolën në mediat sociale për të kërkuar ndihmë për të dashurit që besohet të jenë të bllokuar nën rrënoja.
Agjencia shtetërore e Turqisë, Anadolu, citoi zyrtarë të ministrisë së brendshme të kenë thënë se të gjitha thirrjet janë marrë dhe informacioni u është transmetuar ekipeve të kërkimit.
Më herët, presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan tha se 13 milionë nga 85 milionë të vendit ishin prekur në një farë mënyre nga shkatërrimi.
Për të menaxhuar situatën, ai shpalli gjendjen jashtëzakonshme për 3 muaj në 10 provinca.
/