Më shumë se 9,000 civilë të vrarë në Ukrainë

Shpërndaje lajmin

Më shumë se 9,000 civilë, përfshirë 453 fëmijë, janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit të Rusisë shkurtin e kaluar, tha Andriy Yermak, kreu i stafit presidencial të Ukrainës, në Forumin Ekonomik Botëror të martën, sipas një deklarate presidenciale ukrainase.
Sipas ndihmësit të lartë presidencial, Ukraina ka regjistruar  80,000 krime të kryera nga forcat ruse gjatë pushtimit.
“Ne nuk do të falim asnjë torturë apo jetë të marrë, asnjë shtëpi të vetme të shkatërruar, asnjë lot të vetëm të një fëmije ukrainas. Çdo kriminel do të mbahet përgjegjës”, tha Yermak në fjalën e tij virtuale.
Yermak i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të krijojë një Gjykatë Ndërkombëtare të Posaçme për të mbajtur përgjegjësinë e udhëheqjes së Rusisë për “krimin e agresionit”.
Ai bëri thirrje gjithashtu për zhvillimin e mekanizmave që do të lejonin konfiskimin e aseteve ruse për të paguar dëmet e luftës./Euronews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *