Me thikën që kreu krimin në brez, momenti kur “Shqiponjat” arrestojnë 35-vjeçarin

0
Shpërndaje lajmin

Ilir Koçilja, 35-vjeçari nga qyteti i Durrësit i cili mesditën e kësaj të mërkure ekzekutoi me thikë fqinjin e tij, është arrestuar nga policia.
Uniformat blu kanë ndarë dhe pamjet e arrestimit të të riut, i cili mbante ende në brez thikën me të cilën ekzekutoi fqinjin.
Koçilja u arrestua nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” jo shumë larg vendit të ngjarjes.
Ai qëlloi për vdekje fqinjin e tij, Halil Koka, pas një konflikti banal për një vendparkim.
Burime bëjnë me dije se dy fqinjët kishin kohë që nuk komunikonin me njëri-tjetrin për shkak të një borxhi.
Dyshohet se 35-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *