Me tone të revoltuara, Halit Valteri lëshon thirrjen e fortë në Kuvend: E keni në dorë t’i largoni këto 3 figura

Share

Deputeti opozitar Halit Valteri me tone të ashpra deklaroi sot në Kuvendi se problemi i shqiptarëve janë tre biznese, siç i quajti ai tre forcat politike, PS,LSI dhe PD.

Valteri tha se më 25 prill shqiptarët duhet t’i dënojnë këto tre forca me votë.

“Tre emra janë problemi PS, LSI, PD. Shqipëria është marrë peng dhe po zvarritet vetëm për shkak të këtyre bizneseve. Janë biznese që mbahen në këmbë për shkak të monopolizimit të vendit. Këto tre biznese reagojnë rrallë përballë shqiptarëve. Politikanët centralizojnë vendimmarrjen, çfarë e mban në këmbë këtë lloj biznesi. Qytetari është injoruar prej 30 vitesh.

Ndaj keni në dorë të largoni këto tre figura. Kemi nevojë të dënojmë një klasë politike e kalbur dhe e krimbur në korrupsion. Të mendojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë, se politikanët tanë edhe për të matur tensionin shkojnë në spitalet e Stambollit”, – tha Valteri.


Share

Komente