January 13, 2022

“Me urdhër mbrojtje”, 41 vjeçari në Gjirokastër rreh gruan, policia e prangos

Shpërndaje lajmin

Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Gjirokastrës, pasi dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas së tij.

Ai gjithashtu ka thyer “urdhërin e mbrojtjes” që ishte vendosur ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin J. G., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë si dhe ka thyer urdhërin e mbrojtjes ndaj bashkëshortes së tij shtetases E. G.

Materialet në ngarkim të shtetasit J. G. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme./ /


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *