“Më vunë pistoletën në kokë e më rrahën”, Braçe zbulon zgjedhjet e 1996
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ishte këtë të diel i ftuar në “Interview” me Mirela Milorin, ku ka rrëfyer një histori të zgjedhjeve të vitit 1996, ku sipas tij “krimi dhe shteti funskiononin si një e vetme”.
Braçe tregoi se në atë vit në 26 maj, ndërsa sapo ishte futur në makinë për të zhvilluar disa takime elektorale në Berat, i ishin futur në makinë me pistoletë e kishin kërkuar që të shkonin në komisariat. Fillimisht pistoleta i ishte drejtuar shoferit të deputetit, por kur Braçe ndërhyri, ata i kioshin qëlluar me tytën e pistoletës derisa ishte gjakosur.
Deputeti ruan një foto nga ky kujtim i hidhur të cilën nuk nguroi ta shfaqte gjatë intervistës me Mirela Milorin.
“Për herë të parë unë kam dëgjuar shkrepje armësh për arsye politike në Berat. Më goditën në makinë. Unë kam ndërhyrë kur pash pistoletën në kokën e Turit që ishte shoferi dhe i thashë , “në komisarat duan të shkojmë, atje çoje makinën”. Në momentin që fola, ata më pyetën “Ti kush je?”. I thash unë jam arsyeja, jam Erion Braçe”, “a ti je”,-më tha dhe me tytën e pistoletës më ka goditur. Jam çarë më doli shumë gjak, e shkuam në komisariat. Atje përgjegjësi i rojeve më tha lahu te shatërvani, shatërvani ishte simboli i rrahjeve politike në Berat.
Unë u ktheva, e i ka. Kam dal vetë, kam ecur në drejtim të selisë së Partisë Socialiste, e kam bërë 4 kilometra në mes të bulevardit të Beratit gjithë gjak. Në një moment në qendër të Beratit u kujtova se ishte prefektura aty, prefekti i përkiste Partisë Social Demokrate. Unë u futa, siç isha dhe i thashë “Këto janë zgjedhjet?”. Situata u doli jashtë kontrollit. Kur shkova ne seli, aty erdhi një komando me pistoletë në dorë dhe mbi kokën time ishte portreti i Fatos Nanos të vilën ai e qëlloi disa herë me pistoletë e na tha “askush të mos dalë nga këtu”,-tha Erion Braçe.