“Më zgjove me kamionin”, greku rreh punëtorin e pastrimit të plehrave

Shpërndaje lajmin

Një punëtor në sektorin e pastrimit të bashkisë Kordelios-Evosmos në Selanik, Greqi ra viktimë e një sulmi.
Ngjarja ka ndodhur në orën 05:30 të mëngjesit të së shtunës. Fillimisht, sipas informacioneve mediave greke , shtetasi ka dalë në ballkon dhe ka sulmuar verbalisht punëtorët që në atë moment po grumbullonin mbetjet.
Mirëpo, ai nuk u ndal në sulmin verbal, pasi më pas doli nga shtëpia e tij, u zhvendos pas kamionit dhe goditi me grushta njërin prej punonjësve të komunës, duke e goditur në fytyrë, duke i thënë “më zgjove”.
Skenat e panikut mobilizuan kalimtarët të cilët nxituan të tërhiqnin qytetarin nga punëtori, i cili ishte në gjendje shoku nga sulmi dhe madje kishte të nxira në fytyrë nga goditjet. /

Leave a Reply

Your email address will not be published.