Media afrikane raportojnë rastin e dhunimit të 22-vjeçares nga Kenia

Shpërndaje lajmin

Media afrikane “Africanews” ka pasqyruar rastin e dhunimit të 22-vjeçares  keniane Joy Aoko, e cila që prej tre muajsh ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje kome.
Media afrikane në artikull teksa ka raportuar për protestën e qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, të dolën në rrugë jashtë Drejtorisë së Policisë në kryeqytetin shqiptar Tiranë, ka cituar dhe lajmin e Euronews Albania nga gazetarja Ortensa Budlla.
22-vjeçarja Joy Aoko u gjet pa ndjenja poshtë pallatit ku banonte në Tiranë më 13 gusht.
Ndërkohë  qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile dolën në rrugë jashtë Drejtorisë së Policisë në kryeqytetin shqiptar Tiranë, ku kërkuan drejtësi për rastin e të resë ndërsa akuzuan policinë se nuk bën aq sa duhet për rastin në fjalë.
Sakaq nëna e Joy, Ruth Aoka, tha se vajza po ndiqej prej një kohe të gjatë nga një shofer kazinoje dhe se ndihej e kërcënuar dhe e pasigurt.
“Ajo më tha se një shofer po e ndiqte dhe se donte të kishte një marrëdhënie romantike me të, por ajo nuk e donte atë”, shpjegoi ajo.
Prokuroria ka nisur hetimet për ngjarjen por ende nuk ka një përgjigje se çfarë ka ndodhur realisht.
LEXONI GJITHASHTU: 

Misteri i telefonatës së fundit, kush e dhunoi 22-vjeçaren keniane
‘Xhoi e urrente e varfërinë’, rrëfimi i nënës së 22-vjeçares keniane të dhunuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *