Mediu: Nevojitet angazhimi i femrave për përballimin e sfidave

Share

Këshilli drejtues i grave republikane, i përbërë nga pedagoge, avokate, biznesmene dhe studente, në takimin me kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, diskutuan për rolin dhe angazhimin e tyre në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Në këtë takim, Mediu u shpreh: “Sfidat në Shqipëri janë sfida jashtëzakonisht të vështira dhe sfida të rënda, sidomos me këtë situatë që po kalojmë, dhe pavarësisht nga gjinia, ka nevojë për angazhimin tonë si njerëz në radhë të parë, që të kuptojmë se çfarë duam të bëjmë me jetën tonë, që të kuptojmë se cilat janë ambiciet dhe qëllimet që kemi, çfarë duam ne të realizojmë dhe besoj që brenda gjithësecilit nga ne ka një dëshirë për të ecur, për të ndërtuar një gjë që vlen, për familjet tona, për Shqipërinë, dhe si qëllim i gjithë shqiptarëve ka qenë dhe mbetet që Shqipëria të bëhet europiane. Duhet të përgatitemi si opozitë që t’i kemi të gjitha përgjigjet, për të gjitha problemet që ka sot, sepse është e rëndësishme që ne të rifitojmë besimin e qytetarëve shqiptarë”.

“Nuk kemi një shtet që respekton liritë dhe të drejtat e qytetarëve, i mohon ato liri dhe të drejta. Kemi një shtet që është mbivendosur mbi liritë dhe të drejtat tona, ka kufizuar liritë tona, ka kufizuar liritë ekonomike, ka kufizuar liritë politike, ka kufizuar mundësinë për të bërë ndryshimin nëpërmjet votës së lirë dhe kjo duhet të na preokupojë ne si njerëz në radhë të parë, se ç’pjesë duhet të zëmë në shoqëri. Grupi i grave republikane të shikojnë njëherë në qasjen se çfarë problemi kemi ne si shoqëri dhe si është koncepti dhe marrëdhënia e tyre me këto probleme, si mund ta bëjnë këtë ndryshim dhe besoj që brenda kësaj, ka të gjitha mundësitë që të mos ketë një diskutim vetëm brenda grave republikane, por të kthehet në një diskutim të gjerë shoqëror dhe social, edhe me partitë e tjera. Është shumë e rëndësishme që ne të përfshijmë në këtë ndryshim të madh, jo interesin tonë, por bashkimin e njerëzve më të mirë që ka shoqëria shqiptare. Ka shumë njerëz të mirë brenda gjithë spektrit të grave politike, brenda Partisë Republikane, në marrëdhënie me të rinj e të reja, profesionistë të aftë, pedagogë, mjekë, njerëz të shquar që punojnë në institucione vendase dhe ndërkombëtare, të cilët patjetër duhen bërë pjesë e këtij ndryshimi. Çdo ndryshim pa pjesëmarrje, është i mangët”, shtoi Mediu.


Share

Komente