Mediu nxjerr dokumentin në GJKKO: Kërkova të hetohen paligjshmëritë në Gërdec

0
Shpërndaje lajmin

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka paraqitur në GJKKO një dokument që ai kishte marrë nga Policia Ushtarake që është në varësi të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, ku njoftohej se në Gërdec kryheshin punime pa leje.
Mediu për këtë rast në atë kohë, në vitin 2007, pra para shpërthimit në Gërdec, kishte kërkuar procedim penal dhe administrativ për të gjithë ata që kryenin punime pa leje në atë ambient.
Po ashtu sipas avokatëve të Mediut, ky është i vetmi dokument që kishte marrë Mediu gjatë kohës që ishte ministër për probleme në Gërdec, dhe ai ka reaguar menjëherë.
Kujtojmë se ditën e sotme u mbajt seanca e radhës për çështjen “Gërdeci”, ku ish-ministri Fatmir Mediu po gjykohet për “shpërdorim detyre”.
Gjatë kësaj seance dëshmoi ish-ministri i drejtësisë Aldo Bumçi. Shkëlzen Berisha nuk u paraqit pasi nuk kishte marrë ftesë.
Aldo Bumçi i qëndroi deklarimeve se ai nuk ka cikluar asnjë shkresë mbi projektvendimin për ngritjen e fabrikës së demontimit të armëve në gërdeç, me shkrim dore “për shkëlzen berishën”.
Teksa dëshmoi në gjykatë i thirrur nga SPAK në gjyqin ndaj Fatmir Mediut, ish-ministri i drejtësisë tha se për këtë faks që pretendohet se ka dalë nga zyra e tij, ka depozituar kallëzim penal, por nuk ka marrë asnjëherë përgjigje.
I pyetur nga prokurori Klodian Braho për marrëdhënien me Shkëlzen Berishën, Bumçi pranoi se e njeh dhe se e ka pritur në zyrë 2 herë djalin e ish-kryeministrit për çështje politike dhe biseda mbi fushata elektorale.
Ndërkohë Shkëlzen Berisha i cili gjithashtu ishte thirrur për të dëshmuar nuk u paraqit dhe nëpërmjet rrjeteve sociale ai tha se ska marrë asnjë ftesë qoftë me shkrim apo nëpërmjet telefonit. Spak i dha gjykatës një adresë tjetër për ta njfotuar që ai të paraqitet seancën e rradhës më 27 dhjetor.
Ndërkohë në GJJKO dëshmuan edhe një nga ish-sekretaret e Aldo Bumçit dhe ish-këshilltari ligjor i Fatmir Mediut. Ky i fundit tregoi në gjykatë një shkresë ku kishte kërkuar të ndiqeshin penalisht ata që po ndërtonin pa leje në Gërdec.
Gjykata e posaçme njoftoi se nepërmjet Ministrisë së Drejtësisë do të dërgojë edhe letërporosinë për marrjen në pyetje të 4 shtetasve amerikanë që kan qenë përfaqëues të kompanisë SAC në kontratën e parë të dëmontimit të municioneve në Gërdec. Ndërkohë familjarët e viktimave i kërkuan në sallë gjykatës të mos lejojë Mediun të përdorë si argument NATO-n lidhur me nevojat e ngritjes së fabrikës nga shpërthimi i së cilës humbën jetën 26 persona dhe u plagosën mbi 100 të tjerë.
LEXONI GJITHASHTU:

Avokati i Fatmir Mediut pas seancës për “Gërdecin”: Çfarë u zbulua nga dëshmitarët
Mediu: Dua të dalë e vërteta për Gërdecin, u provua që kam vepruar sipas ligjit

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *