Mediu sfidë Bashës: Koalicion me Topallin dhe Patozin, ndryshe nuk fitojmë

Share

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i cili ndryshe nga aleatët e tjerë, nuk është ende i vendosur për një koalicion me PD, i ka vënë një kusht kryedemokratit Basha.

Sipas Mediut, për të mundur PS në zgjedhje, Basha duhet të bëjë patjetër koalicion me Jozefina Topallin dhe kreun e Bindjes Demokratike, Astrit Patozi.

Në një intervistë për Euronews, ai solli si shembull dhe koalicionin e arritur me ish-kryeministrin Sali Berisha në zgjedhjet e vitit 2005 kur PD u rikthye në pushtet pas 8 vite në opozitë.

Kreu i PR tha se koalicioni në atë kohë u ndërtua për të fituar zgjedhjet. Ndaj sipas tij rruga më e mirë për opozitën do të ishte që në koalicion të bënin pjesë dhe Jozefina Topalli me Astrit Patozin.

 “Rruga më e mirë është që të ndërtohet një koalicion ku edhe znj. Topalli dhe z. Patozi të jenë pjesë e këtij koalicioni. Si znj. Topalli dhe z. Patozi do të gjenin një terren mbështetjet më shumë brenda koalicionit se sa jashtë”, tha z. Mediu  duke shtuar se duhen kapërcyer qejf mbetjet personale./CNA.al


Share

Komente