Mediu zbardh detaje nga takimi me Bashën/ Zbulon dy zonat ku do të kandidojë

Share

Kreu i PR Fatmir Mediu foli për mediat pas takimit me Lulzim Bashën në selinë e PD.

Mediu bëri të qartë zonat ku do të kandidojë për zgjedhjet e 25 prillit, ku theksoi se do të japë kontributin në Kukës dhe Dibër, përvecc qarkut të Tiranës ku e ka diskutuar më herët për të pasur një vend të sigurt.

“Programi i PD është i plotë, duhet të përfshihen edhe idetë e partive të tjera. PD dhe PR kanë përgjegjësi t’i shërbejnë vetëm interesit kombëtar. Unë vlerësoj faktin që figurat të përndjekura politike janë drejtues politikë në disa qarqe. PR do kontribuojë edhe në Kukës, Dibër, ku nuk ka pretentime për mandatin. Vlerësoj faktin që figurat të përndjekura politike janë drejtues politikë në disa qarqe. Votat e PR dhe partive të tjera janë të rëndësishme”, tha Mediu./CNA.al


Share

Komente