Megan Fox kryqëzohet nga ndjekësit për deklaratën: E frikshme të gjykohesh për diçka që nuk e keni bërë

Share

Megan Fox është kritikuar shumë në mediat rozë për qëndrimin e saj kundër mbajtjes së maskave.

Ka patur një sërë reagimesh negative dhe kritikuese ndaj deklaratës së saj ku shprehej: “Në fund të fundit është vendimi im të besoj në univers për të më mbajtur mua dhe familjen time të sigurt”.

Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të kryqëzonin në rrjetet sociale, ndërkohë ajo ka reaguar nëpërmjet një postimi tjetër duke thënë se deklarata e saj nuk kishte lidhje me mbajtjen apo jo të maskave dhe se është e frikshme që një gjë e tillë mund të bëhet virale dhe të kryqëzohesh në rrjet.

34-vjeçarja ka reaguar duke hedhur poshtë këtë deklaratë: “Unë kurrë nuk kam bërë deklaratë në lidhje me mbajtjen e maskave. E frikshme që mund të bëheni virale dhe ndoshta të kryqëzoheni shoqërisht për diçka që nuk e keni bërë. Interneti është kaq argëtues”./ CNA.al


Share

Komente