Megaoperacioni| Arrestohen 4 shqiptarë dhe 2 ukrainas, digjet veliera me drogë

0
Shpërndaje lajmin

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku foli në një konferencë për mediat rreth një megaoperacioni të quajtur “Flakë në det” ku dyshohet për shkëmbim lëndësh narkotike përmes mjeteve lundruese.
Ai tha se gjatë megaoperacionit u arrestuan 4 shqiptarë e 2 ukrainas, ndërsa u sekuestruan 2 pistoleta, municion luftarak, një shumë e madhe parash në valuta të ndryshme, 25 celularë dhe sende të tjera. Gjithashtu u kapën 23 kilogramë kanabis në afërsi të vendit ku trafikantët dogjën velierën për të tentuar arratisjen me varka të vogla shpëtimi.
“Në megaoperacion u përfshinë avionët e Frontex, ndërsa nga deti u përfshinë mjetet e policisë kufitare dhe mjetet e Guarda Di Financia të cilët kanë bërë rrethimin e velierës. Shtetasit që ndodheshin në velierë sapo kanë kontatuar se ishin të rrethuar nga policia i kanë vënë zjarrit mjetit lundrues dhe me një barkë të vogël shpëtimi kanë tentuar të largohen, por janë kapur në flagrancë nga shërbimet policore. Në të njëjtën kohë, kur u ndërhy nga deti, forcat speciale RENEA ndërhynë nga toka në ambientet e një lokali në Lagunën e Patokut ku qëndronin disa shtetas të dyshuar se kishin lidhje me tentativën për të trafikuar lëndë narkotike. Në vijim u shoqëruan në polici dhe u arrestuan katër shtetas shqiptarë dhe dy ukrainas të cilët u kapën me mjetin e vogël lundrues në afërsi të velierës të cilës i kishin vënë zjarrin,” – u shpreh Rrumbullaku.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Shkëmbim droge përmes mjeteve lundruese, Rrumbullaku jep detaje nga operacioni
Megaoperacioni antidrogë/ Mes të ndaluarve dhe një polic

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *