Meloni: Kalimet e paligjshme të emigrantëve po dëmtojnë të gjitha shtetet e Mesdheut
Rrjedhat ilegale të emigrantëve po i dëmtojnë të gjitha shtetet përgjatë Mesdheut, ka deklaruar të dielën kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, teksa u ka bërë thirrje vendeve që të luftojnë së bashku kundër trafikantëve të qenieve njerëzore.
Në kontrast me retorikën e saj të ashpër të së kaluarës, Meloni ka thënë në një konferencë ndërkombëtare në Romë se qeveria e saj është e hapur për pranimin e më shumë njerëzve përmes rrugëve legale, sepse “Evropës dhe Italisë i duhet emigracioni”.
“Emigrimi masiv ilegal dëmton çdonjërin prej nesh. Askush nuk përfiton nga ai, përveç grupeve kriminale, që pasurohen në dëm të më të brishtëve, dhe të cilët përdorin fuqinë e tyre edhe kundër qeverive”, është shprehur ajo më 23 korrik, raporton Reuters.
Më herët, këtë muaj, Italia është zotuar se do të lëshojë 452.000 viza të reja pune për qytetarët e vendeve joanëtare të Bashkimit Evropian, nga viti 2023 deri më 2025, duke rritur numrin e lejeve çdo vit në rekord 165.000 më 2025. Më 2019, para se pandemia e COVID-19 ta godiste, Italia lëshoi vetëm 30.850 viza.
LEXONI GJITHASHTU:
“Standart i dyfishtë i procesit”, Meta për zgjedhjet në Rrogozhinë: Kutia e burgut..
Atika, Rodosi dhe 6 zona të tjera në rrezik, autoritetet ngrenë alarmin për zjarre