January 24, 2022

Memelli: Lamë dy pikë, sulmi i Tiranës bën merr sa i gjithë Skënderbeu

Shpërndaje lajmin

Skënderbeu mori një pikë kundër Tiranës dhe pas ndeshjes trajneri Migen Memelli theksoi se skuadra e tij la dy pikë ndaj kryeqytetasve. Në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport ai u shpreh:

“Nuk ka vend për kritika. Realiteti është që u përballëm si të barabartë më Tiranën. Gënjeshtra është renditja, ne jemi poshtë dhe këta janë sipër. Ne bëmë shumë mirë. Kemi pasur raste në pjesën e dytë, nëse do të ishim më konkret do të fitonim. Humbëm dy pikë”.

“Mbijetesa? Duhet të bindim lojtarët që diferencat në Superiore janë të pakta. Duhet të kemi pak më tepër vetëbesim, edhe pse më duhet t’i komplimentoj. Kishim një skuadër të fortë përballë dhe rezultati është ajo që u dha në fushën e lojës”.

“Ne kemi një skuadër me moshë të re, besimi është ai që duhet t’u japim ne si staf. Tirana ka eksperiencë të jashtëzakonshme, vetëm sulmi i Tiranës bën sa buxheti ynë. Nuk duhet të varemi tek individët”.

“Të rinj janë, nuk mund t’i ndalojmë të ikin të duartrokasin tifozët e tyre. Ata na suportojnë gjithmonë, por sot duhet të ishin më të shumtë. Nuk ka pesimizëm tek ekipi im, ka gjithmonë gëzim. Fakti që ndalëm Tiranën ua jep këtë drejtë”, tha mes të tjerash Memelli. /


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *