Mëngjes i akullt në Zvicër, deri në minus 22.1 gradë në male

Share

sturm sabine 407539183 highres

Kalimin nga e premtja në të shtunën, në Zvicër e kanë karakterizuar temperatura të akullta: Në male, zhiva në termometër është ulur madje deri në minus 22.1 gradë (Glattalp, Schwyz). Po ashtu edhe në ultësira, temperaturat kanë zbritur poshtë zeros.

Kështu, në Bazel, Fribourg, Thun dhe në Cyrih – në qytetet në ultësirë, sipas SRF Meteo në orët e hershme të mëngjesit të sotëm janë matur temperatura nën pikën e ngrirjes.

Në Zvicër nuk ka qenë kaq  ftohtë që nga fillimi i prillit, transmeton albinfo.ch. Në të njëjtën kohë, rryma ajrore “Udo” ka siguruar mot me rreze të bollshme të diellit, në shumë vende.

Pas mëngjesit shumë të ftohtë, temperatura, jashtë zonave me mjegull, në veri të Alpeve do të jetë midis 3 dhe 6 gradë ndërsa, në jug deri në 10 gradë.

Parashikimi për të dielën është pothuajse identik me atë të sotmin: Në mëngjes do të ketë ende mjegull, por ajo pritet të shpërndahet gjatë ditës, përcjell albinfo.ch. Temperaturat pastaj duhet të arrijnë deri në 6 gradë në veri dhe deri në 10 gradë në jug.

The post Mëngjes i akullt në Zvicër, deri në minus 22.1 gradë në male appeared first on Albinfo.


Share

Komente