September 24, 2021

Mënyra më e thjeshtë për të parë nëse vezët janë të freskëta apo jo?

Shpërndaje lajmin

Harrojeni përpjekjen për të deshifruar datën në vezë, në mënyrë që të kuptoni nëse është apo jo e freskët. Albeu.com do t’ju tregojë një mënyrë shumë të thjeshtë, pa thyer lëvozhgën. E vetmja gjë që ju duhet është një gotë me ujë.

Hidheni vezën në gotën me ujë dhe:

Nëse veza shtrihet horizontalisht, është në kohën e saj më të freskët.

Nëse fundi i ngushtë i vezës anon lart, veza është akoma e ngrëshmë, por jo aq e freskët.

Nëse veza qëndron në këmbë ajo ka kaluar kulmin, por është akoma e sigurt për t’u ngrënë.

Nëse veza noton, hidheni pasi është e prishur.

Siç e shihni, është kaq e thjeshtë për të parë nëse vezët janë të freskëta apo jo./albeu.com


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *