Mercedes do të investojë miliarda euro në fabrikat e veturave elektrike

0
Shpërndaje lajmin

Mercedes do të investojë miliarda euro për të modernizuar fabrikat e saj në Kinë, Gjermani dhe Hungari gjatë viteve të ardhshme, raportoi revista Automobilwoche, teksa prodhuesi i makinave përgatitet të kalojë në automjete elektrike dhe të reduktojë emetimet.
Bashkimi Evropian ka vendosur një objektiv për të përgjysmuar emetimet e CO2 për makinë pasagjerësh gjatë ciklit të tyre jetësor deri në fund të kësaj dekade krahasuar me vitin 2020 dhe po kërkon marrëveshje për një afat kohor të vitit 2035 për t’i dhënë fund shitjes së veturave me lëndë djegëse fosile.
Mercedes ka thënë se do të jetë gati të prodhojë vetëm vetura elektrike deri në fund të kësaj dekade, aty ku lejojnë kushtet e tregut.
“Ne po investojmë një shumë milionëshe për fabrikë sa për fillim”, citohet të ketë thënë menaxheri i prodhimit Joerg Burzer, duke shtuar se këto investime do të jenë në fabrikat në Pekin të Kinës, Rastatt të Gjermanisë dhe Kecskemet të Hungarisë./Reuters

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *